Efi zëvendëson Bora Zemanin në ‘Për’Puthen’?

Ka gjasa! Efi Dhedhes mund të jetë moderatorja e re e “Për’Puthen” sezonin e ardhshëm. Të paktën Bora, moderatorja aktuale, do ta dëshironte diçka të tillë.

E pyetur gjatë një interviste në festën e 25-vjetorit të themelimit të Top Albania Radio – nëse do të largohet ajo nga “Për’Puthen” për t’ia lënë vendin Efit? – Bora Zemani u përgjigj:

“Nuk e di, ndoshta sezonin tjetër. Do isha shumë e lumtur që Efi të bënte ndoshta “Për’puthen”, ndoshta diçka tjetër në Top Channel sepse është një nga vajzat e mia të preferuara.”

Pas përfundimit të rrugëtimit të saj në “Big Brother VIP Albania”, Efi u shfaq në “Për’Puthen Prime” si opinioniste. Ajo është një nga personazhet më të spikatur të edicionit të dytë të BBVA dhe nuk do të ishte çudi që të përzgjidhej për të prezantuar “Për’Puthen”, programin ku fitoi fillimisht famë.

Përpos kësaj, ka një ngjashmëri me Bora Zemanin në pamje, ndaj #boratorsat me siguri nuk do t’ia ndiejnë shumë mungesën, gjithmonë nëse largohet.

Bora Zemani u rikthye në “Për’Puthen” pas largimit të Ori Nebijajt. Rikthimi i saj nisi të aludohej pasi autorja Olsa Muhameti i bëri një ftesë publike, e ftuar në “Top Arena”.

Anabelmagazine