Të martën ikën Kiara, Bledi do krijojë një tjetër çift brenda shtëpisë dhe e ka finalen e sigurt
Një zarf i kuq u fut nga Vëllai i Madh në shtëpi për Oltën gjatë javës. Grupi i saj u shpall fitues në lojën me litar, për pasojë Olta ka një avantazh nga Vëllai i Madh.
Olta hapi mbrëmë zarfin e kuq dhe ajo kishte mundësine të dërgonte tre banorë në televotim. Olta zgjodhi që të nominojë Kiarën, Luizin dhe Bledin.
Ng ajo që mësojmë do jetë Kiara që do largohet të martën për dy arsye. E para produksionit i leverdisë që Luizi të luajë vetëm tani e tutje, pasi do jetë i fokusuar vetëm te loja dhe jo te lidhja me Kiarën.
Gjatë këtyre ditëve Luizi ka qenë shumë i përmbajtur për shkak së i ndërhyn gjith një Kiara duke e qetësuar, gjë që bën të bierë shikueshmëria dhe BBV të bierë në një monotoni të mërzitshme.
Bledi di vazhdojë të qëndrojë në shtëpi sepse ka krijuar një pol të tretë në shtëpi dhe duhet dikush të merret me Oltën dhe Luizin. Po ashtu nuk përjashtohet mundësia që ai të nisë një lidhje brenda shtëpisë.
Pas Luizit dhe Kiarës, një tjetër çift “u kurorëzua” në shtëpinë e “Big Brother Vip.” “Vëllai i Madh” organizoi një dasmë kosovare brenda shtëpisë, ku nusja dhe dhëndri këtë herë ishin përkatësisht Nita dhe Bledi.
Dyshja u “shpallën burrë e grua” nga Luizi, i cili kishte rolin e nënpunësit të bashkisë. “Çifti” shkëmbyen edhe një puthje në buzë pas këmbënguljes së banorëve.
Ndonëse “dasma” ishte e gjitha në kontekstin e lojës, së fundmi Bledi ka lënë të kuptojë se e shikon në një të ardhme veten vërtetë me Nitën.“Ndoshta rrugës do të dashurohemi,”-ishte deklarata e Manes për këngëtaren e cila nuk pritej.