E vetmja gjë që “dashuron” Kiara është një emision në TOP. Luizit nuk i di as emrin, jo më ta dojë
Debati i nisur mes Luizit dhe Armaldos ka vijuar gjatë gjithë ditës. Në debat janë përfshirë edhe shumë banorë të tjerë. Luizi ka vendosur që të mos i flasë më Maestros ndësa Maestro ka thënë: “o unë, o ai në këtë shtëpi”.
Kiara fillimisht ka mbajtur qëndrim ndaj Maestros por në diskutim e sipër me të u thirr në dhomën e rrefimit.
Pasi doli nga dhoma e rrëfimit, Kiara ndryshoi totalisht qëndrim duke u munduar të qetësojë Luizin.
Ajo nuk i tha më asnjë gjysëm fjale Maestros dhe nuk iu kundërvu më atij. Sjellim në vëmendje që Kiara as emrin nuk i ka mësuar akoma Luizit, ajo e thërrt “LuiS”, me S në fund.
Dhe më kryesorja, Kiara “ngordh” të ketë një program të vetin në TOP, ajo do bënte gjithçka për këtë.
Debati ka vijuar edhe jashtë ‘Big Brother Vip Albania’. Gruaja e Armaldos ka reaguar me një status në rrjetet sociale duke shprehur shqetësim për bυllizimin që po i bëhet burrit të saj.