FOTOT: Godina 40-vjeçare që nuk ka as edhe një çarje nga tërmeti, ka befasuar ekspertët
Një ndërtesë 4-katëshe ka çuditur të gjithë ndërtuesit dhe ekspertët e fushës, pasi edhe pse nuk ka as edhe një kolonë të mirëfilltë por vetëm katër mure në katin e saj të parë, ajo i ka rezistuar kryelartë tërmeteve shkatërrimtare të 6 shkurtit, që i kanë marrë jetën deri më tani 45 mijë personave në Turqi e Siri.
Bëhet fjalë për ndërtesën në lagjen “Bağlar” të Dijarbakirit, e cila nuk u dëmtua nga tërmeti 6.8 ballë me qendër në Elazığ/Sivrice, madje nuk ka as edhe një të çarë, përveç disa pjesëve të suvasë së saj të jashtme.
Kati i poshtëm i ndërtesës 40-vjeçare, që është në një formë trekëndore dhe më e vogël se tre katet e tjera sipër saj, përdoret për biznese, ndërsa katet lart për banim.