Martohet Bledi Mane dhe Nita Latifi

Sonte në shtëpinë e Big Brother po zhvillohet dasma kosovare. Nusja është Nita dhe dhëndri Bledi që në të vërtetë nuk kanë një lidhje, por një pëlqim ekziston nga të dyja palët. Gjatë ceremonisë madje pati edhe një puthje me këmbënguljen e banorëve dhe kryetarit të bashkisë që në këtë rast ishte Luizi.

Atmosfera duket e këndshme dhe banorët po kërcejnë me këngët e kënduara nga: Valbona, Maestroja dhe Luizi. Pritet që edhe nusja të këndojë një këngë. /A.S-Dritare.net