I lidhur jashtë, por Kristi thotë se pëlqen një vajzë në BBV
Kristi ka shprehur një lloj afrimiteti me banoren më të re të shtëpisë së Big Brother Vip. Duket se ai është i tërhequr fizikisht ndaj Keisit, edhe këtë fakt nuk po e fsheh më. Sot banorët kanë ngacmuar Kristin për ndjesitë e tij ndaj Kejsit.
Teksa ishin në kuzhinë, Kristi po qeshte ndërsa Kiara i tha se këtë buzëqeshje dhe aktivizim ia jep vetëm pëlqimi për dikë, referuar Keisit. “Keisi mund të të bëjë të çlirohesh, por ki durim”, i tha Kaira.
Kristi i thotë se Keisi nuk po ia kthen këtë pëlqim, ose të paktën t’i japë një sinjal. Ndërkohë që Keisi po e dëgjonte këtë bisedë dhe nuk bëri asnjë reagim. “Dua më shumë vëmendje nga Keisi, por ajo s’po ma jep.”, tha ai./K.C/dritare.net