Paris Hilton u maskua kur shkoi në spital për të parë lindjen e djalit, por pse?
Paris Hilton u bë nënë (përmes një nëne surrogate) në fillim të këtij viti, duke çuditur jo pak njerëzit. Në kopertinën e muajit mars për “Harper’s Bazaar”, 41-vjeçarja ka folur për mëmësinë dhe faktin që u maskua kur priti lindjen e djalit në spital.
Ajo rrëfeu se u detyrua të vinte një paruke brune (si mund ta bënte vajza që gjithë jetën ka thënë se biondet janë më seksi dhe bëjnë më shumë qejf?) për të fshehur identitetin e saj, në mënyrë që të ruante privatësinë e saj dhe të djalit. Gjithashtu, Hilton përdori edhe një emër tjetër kur nënshkroi prezencën në hyrjen e spitalit.
“E gjithë jeta ime ka qenë kaq publike. Nuk kam pasur kurrë diçka vetëm për veten. Menduam (së bashku me bashkëshortin, Carter Reum) që të gjithë përvojën ta mbanim për vete”, tha Paris.
Hitlon dhe Reum e morën bebushin nga spitali dhe shkuan në një shtëpi tjetër, për të shijuar 2 ditë vetëm me të. Këngëtarja e “Stars Are Blind” tha edhe se vështirësitë që ajo ka kaluar në fëmijëri e ndihmuan që të ketë qëllime të qarta në dëshirat që ajo ka tanimë për familjen e saj.
“Dua ta mbroj djalin dhe të jem me të çdo sekondë. E kam tani këtë instinktin amësor, që s’e kam pasur më parë. Ndihem shumë e plotësuar”, shtoi Paris, e cila u bë nëna e një djali në mënyrë krejtësisht sekrete, jo vetëm për publikun, por edhe për familjen e saj.
Anabelmagazine