VIDEO/ Kiara “bëhet tapë”, lë Luizin pa fjalë: Mos më nxirr keq se i thashë nonës, duhet të dukem e ndershme në sy të të gjithëve
Një skenë humori është krijuar mbrëmjen e djeshme mes Luizit dhe Kiarës ku kjo e fundit ka qenë protagonistja kryesore.
Si duket moderatorja e kishte tepëruar pak me pijen dhe i ka kërkuar “llogari” këngëtarit për sjelljen e tij kundrejt saj.
Në video dëgjohet teksa Kiara i thotë Luizit që duhet të sillet mirë me të dhe mos bëjë skena të cilat e nxjerrin keq në sy të të gjithëve.
E teksa moderatorja fliste, këngëtari nuk bënte gjë tjetër veçse po e dëgjonte pasi duket qartë që kishte mbetur pa fjalë.
Kiara: Çke? Po të pi gjë ty unë? Çke që bën kështu, kot, se i thashë nonës. Mos më bëj mua kështu ore
Luizi: Çfarë ke?
Kiara: Mos më bëj kështu po të them, mbylle të thashë. Mos më bëj skena mua këtu në sy të gjithëve se më nxjerr keq a kupton
Kiara: Më nxjerr keq a e kupton Kiarën, se Kiaran uk do të dalë keq. Kiara do të jetë e ndershme në sy të të gjithëve, të jetë e sinqertë