Neymar drejt Premier League
Edhe pse ishte klubi që shpenzoi më shumë nga të gjithë në merkato, Chelsea nuk është kënaqur ende. Të paktën drejtuesit kërkojnë lojtarë të talentuar dhe emra të mëdhenj. Këtë të enjte në Paris ka patur një takim që nuk ka kaluar pa u vënë re. Presidenti i klubit londinez Todd Boehly vizitoi Nasser Al-Khelaifi, President i PSG.
Pasi mbyllet një merkato, blutë tashmë po mendojnë për atë të radhës dhe kjo ishte tema kryesore e takimit mes palëve, sipas Le Parisien, pikërisht me një negocim të mundshëm. Emri në qendër të takimit mes të dyve sigurisht që nuk është i parëndësishëm.
Bëhet fjalë për Neymar. Gazeta franceze raporton se Boehly i ka kërkuar presidentit të PSG-së informacione pikërisht për të kuptuar kufijtë e afrimit të Neymar në Premier League verën e ardhshme.
Chelsea, që shpenzoi shuma të konsiderueshme parash për lojtarë që ende që duhet të provojnë cilësitë e tyre, nuk do të trembet nga një kërkesë e lartë. Thashethemet e nisura nga Le Parisien flasin për rreth 60 milionë, një shifër që nuk do ta shqetësonte aspak klubin anglez.
Tv Klan