Ermiona ironizon Oltën: Edhe njerëzit atje jashtë po të pëlqejnë shumë

Ermiona është përplasur së fundmi me Oltën pasi kjo e fundit është ankuar se në dhomën e gjumit vjen “era këmbë”. Ajo i ka thënë me ironi se njerëzit jashtë po e pëlqejnë shumë sjelljen e saj.

Ermiona: Në vend të thuash më fal, të gjithëve ne këtu, bën kot si kryeneçe, kot fare. Vazhdo se e ke shumë mirë, se të gjithë njerëzit jashtë po të pëlqejnë shumë.

Olta: Pse s’janë?

Ermiona: Jo pra s’janë me këto sjelljet. Njerëzit duhet të jenë me këmbë në tokë. Ne jemi të gjithë njësoj këtu. Të paktën e shijuat 50 ditë. Duam ta shijojmë edhe ne.

Banorët e tjerë i kanë thënë Ermionës se ajo nuk duhet të japë informacione nga jashtë.