Marc Anthony dhe modelja në pritje të fëmijës së tyre të parë
Marc Anthony dhe Nadia Ferreira tashmë po zgjerojnë familjen e tyre.
Çifti njoftoi se ata janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. “Dhurata më e mirë e Shën Valentinit ndonjëherë!!! Faleminderit Zot për këtë bekim të madh në jetën tonë.”, zbuluan ata në një postim të përbashkët në Instagram. Njoftimi vjen më shumë se dy javë pasi dyshja u martuan gjatë një ceremonie në Muzeun e Artit Pérez në Miami.
Miqtë e tyre më të ngushtë, duke përfshirë David dhe Victoria Beckham, Salma Hayek, Lin-Manuel Miranda dhe Luis Fonsi, ishin të pranishëm.
Marc dhe Nadia ndezën thashetheme për romancë pas një daljeje në Mexico City në 2022. Ata konfirmuan lidhjen e tyre përmes Instagramit me një selfie të bërë në një aeroplan në mars të atij viti. “Zoti t’iu plotësojë gjithçka që ju dëshironi”, shkroi ajo në postim. Këngëtari ka një familje të madhe duke përfshirë; binjakët 14-vjeçarë Max dhe Emme nga martesa e tij e mëparshme me Jennifer Lopez. Anthony gjithashtu ndan Cristian Marcus dhe Ryan Adrian Muñiz me Dayanara Torres si dhe 28-vjeçarët Ariana dhe Chase, 27, me Debbie Rosado./Lapsi.al