Butrint Imeri habit me postimin e dyshimtë pas surprizës që Luizi i bëri Kiarës!

Kujt do ia merrte mendja që një lidhje e cila është mbyllur para disa viteve do rikthehej në qendër të vëmendjes tani?

Butrint Imeri dhe Kiara Tito janë komentuar gjatë për romancën e tyre, por nuk e pranuan kurrë dhe nuk folën rreth saj kur ishin bashkë. Pasi kanë kaluar rreth 5 vite nga ndarja e tyre ata kanë bërë dashur-padashur historinë kryefjalë të mediave.

Ishte Kiara ajo e cila foli fillimisht për këngëtarin në “Big Brother VIP”. Më pas, Butrinti postoi në mediat sociale një foto të moderatores me kurorë në kokë. Duke parë vëmendjen që Kiara ka aktualisht prej BBVA dhe lidhjes me Luizin ai e përdori atë për promovimin e këngës të re duke iniciuar për një surprizë që do ndodhte të martën ose të shtunën, ditë pikërisht kur transmetohet reality-show.

Mbrëmjen e djeshme Butrinti ka marrë sërish vëmendje pasi ka postuar një video në Instagram ku shihet në Milano. Ai shfaqet me gotë në dorë e më pas nxjerrë gishtin e mesit teksa shkruan “Gëzuar Shën Valentinin”. Videon e ka shoqëruar me këngën e Central Cee, “Let Go”, ku thuhet mes të tjerash “E kupton se e ke dashur kur ajo ka ikur.”

Edhe më i çuditshëm është fakti që ai e ka postuar videon pas surpizës që Luizi i bëri Kiarës.