Plasi mes Durrsakeve: Olta akuzοn se i vijnë erë këmbët, Ermiona ia ngec buzëqeshjen në fytyrë
Pas spektaklit të mbrëmjes së djeshme, Ermiona dhe Olta kanë pasur një debat me njëra-tjetrën. Gjithçka nisi nga një fjali që kishte thënë aktorja teksa ndodhej në dhomën ku fle Ermiona. Ajo ishte shprehur se vjen era këmbë. “Mua këmbët edhe më vijnë erë, me thënë të drejtën”, thotë Ermiona dhe Olta ia kthen: “Vazhdon akoma”.
Ermiona në një moment i dha informacion nga jashtë, duke i thënë se ‘njerëzit jashtë nuk të pëlqejnë kështu’. Më pas Olta e pyeste vazhdimisht ‘a nuk më pëlqejnë? A nuk kam fansa jashtë?’.
Ermiona nuk shtoi më asgjë në lidhje me këtë pasi Bledi i thoshte që të ketë kujdes, të mos japë informacion nga jashtë. Kjo për shkak se ata kanë vetëm pak ditë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP2” dhe e dinë se çfarë ka ndodhur jashtë në lidhje me reality show-n.
Ermiona: Është ofenduese ajo që ke thënë. Në vend që të thuash më fal të gjithëve këtu, ti bën kështu si kryeneçe kot.
Olta: Nuk bëj kot, unë jam kryeneçe.
Ermiona: Po mirë atëherë, vazhdo se e ke shumë mirë kështu, se gjithë njerëzve atje jashtë janë duke u pëlqyer shumë
Bledi: Jo me këto.
Olta: S’janë?
Ermiona: Jo pra.
Olta: Nuk më pëlqejnë?
Ermiona: Jo fare, me këto sjellje kështu. Ja po ta them.
Olta: Nuk kam fansa fare atje jashtë? Nuk më pëlqejnë ata jashtë?
Bledi: Jo me këto informacione. Teksa kanë qenë duke konsumuar ushqimin, përfshirë këtu dhe ëmbëlsirat me miniaturat e tyre, ka qenë Valbona ajo e cila ka patur pretendime për pamjen e saj të pikturuar.
Por ajo që bëri më shumë përshtypje ishte e qeshura e Ermionës, të cilën banorët e kanë komentuar që në hyrje të këngëtares. Kësaj radhe ka qenë Olta ajo që ka thënë: Ça i bëjnë tek ‘Portokallia’ kësaj….