Diçka e re po vjen! Alketa Vejsiu në studio e Mediaset!
Alketa Vejsiu u bë në 2020-tën e para shqiptare që mori pjesë në prezantimin e Festivalit ikonik Italian të këngës, Sanremo, dhe e dyta që u ngjit në skenën e Ariston pas Elsa Lilës që ka interpretuar në eventin e madh muzikor.
Të dyja ato kanë qenë së fundi bashkë në Romë, sic e treguan dhe pamjet e shpërndara nga Alketa në rrjetet sociale, të cilat kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e ndjekësve, që presin me kërshëri lajme interesante nga moderatorja e njohur shqiptare, e tashmë pyesin nëse Alketa dhe Elsa kanë ndonjë projekt interesant që po i bën bashkë.
Alketa në fakt, ka vizituar studio e Mediaset-it, si për ta nxitur edhe më shumë kuriozitetin e publikut shqiptar.
Cfarë po përgatit moderatorja, e cila me prezantimin e saj në Sanremo, la një përshtypje mjaft të mirë edhe tek publiku Italian ndërsa u përshkrua si një fenomen televiziv.
View this post on Instagram
“Unë po qaj nga gëzimi! Është dita më e lumtur e karrierës time! Faleminderit Albania. Faleminderit Itali! Farleminderit, Sanremo 2020, edicioni i 70-të !”, shkroi atëherë në Instagram, duke ndarë entuziazmin me të gjithë ndjekësit e saj.
Bordo