Misteri që po habit botën! Kush po i mbron fëmijët nën gërmadha? Pas 128 orësh foshnja gjendet duke buzëqeshur
Kërkimet për të nxjerrë njerëz të gjallë nga rrënojat në Turqi, vazhdojnë edhe pse shpresat janë të pakta. Ndërkohë 128 orësh nën rrënoja, ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin të gjallë një foshnje.
Vogëlushi jo vetëm që nuk është i trembur, po siç shihet në videon që është bërë virale ai shfaqen duke qeshur. Njerëzit të voglin që jep shpresë për të tjerët e kanë cilësuar si hero.
Edhe shumë foshnja të tjera janë shpëtuar nga rrënojat dhe janë dërguar në Ankara për mjekim, teksa autoritetet nuk kanë mundur të gjejnë apo kontaktojnë asnjë të afërm të tyre.
Ndërkohë, numri i viktimave nga tërmeti tragjik i së hënës në Turqi dhe Siri i ka kaluar 37 mijë. Tërmeti i fuqishëm 7.8 ballë në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë përveç se la mijëra viktima e të plagosur dhe shkatërrime të ndërtesave, ekspertët ngrenë alarmin për shpërthimin e infeksioneve në zonat e prekura nga tërmetet.Një tjetër lajm i mirë vjen nga Turqia, ky dy vëllezër të moshës 17 dhe 20-vjeç janë mundur të nxirren nga rrënojat pas 198-orësh.
Muhamed Enes, 17-vjeç dhe vëllai i tij Abdulbaki, 20, mundën të mbijetonin dhe të prisnin ndihmën nën rrënoja për plotë 8 ditë.Edhe pse shpresat për të gjetur persona të gjallë nën rrënoja janë shëuar, ekipet e kërki-shpëtimit po vijojnë punën për të shpëtuar çdo zemër që rreh nën rrënoja.
Kujtojmë se një tërmet me magnitudë 7.8 ballë, me epiqendër rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore më datën 6 shkurt.