Zaimina Vasjari & Eliona Pitarka të parat në plazh, ngacmojnë fantazinë me format dhe bikinit tendencë
Këngëtarja me linja perfekte Zaiminia Vasjari dhe aktorja e “Apartamenti 2 Xl”, Eliona Pitarka janë të parat që kanë ndalur frymën në plazh, duke servirur për ndjekësit e tyre në Instagram dhe rrjetet e tjera sociale fotot e tyre të para për sezonin veror 2017-të. Zai, e cila me këtë rast ka lançuar rrobabanjet tendencë për këtë vit, ka tërhequr vëmendjen e fansave më një palë bikini velvet, të cilat përveçse e tregojnë shumë bukur, nuk ia eklipsojnë aspak muskujt e barkut, për ndërtimin e të cilëve ajo ka punuar fort në palestër. Artistja që tani po i përkushtonit biznesit të saj, ka realizuar këtë set veror për të ekspozuar linjën e re të rrobave të plazhit. Ndërkohë edhe aktorja Eliona Pitarka ka shpallur të hapur sezonin e plazhit, duke njoftuar se kjo do të jetë një verë me shumë postime nga ajo në Intagram, ndaj kush nuk ka dëshirë të shohë fotot e saj me bikini, më mirë t’i bëjë unfollow që tani. Edhe Eliona ka punuar fort gjatë sezonit të dimrit në palestër për të pasur këtë trup me format që shikoni, duke e vënë theksin sigurisht tek të pasmet.