“Sot në prime do ndodhë diçka e jashtëzakonshme! Po bëhen disa përgatitje për…”
Regjisori Eduard Grishaj ka treguar detaje lidhur me ditën e dashurisë brenda shtëpisë së BBVIP 2.Grishaj tha se gjatë mbrëmjes së sotme do të ketë shumë surpriza, të cilën e krahasoi me një ndeshje futbolli që ofron tepër emocione. “Po bëhen disa përgatitje për natën e dashurisë, do jetë plot emocione….. Do jetë e jashtëzakonshme sot në prime”, tha ai.
Kujtojmë se sonte nuk do të ketë eliminime pasi është hapur një votim për më të preferuarin e publikut dhe katër më pak të preferuarit do shkojnë në nominim për të shtunën.
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito kanë rrëmbyer tashmë zemrën e të gjithëve. Ajo që prej javësh pritej, tashmë ndodhi.Çifti shkëmbeu edhe puthjen e tyre të parë, duke emocionuar fansat jashtë shtëpisë së Big Brother.
NSot është dita e Shën Valetinit dhe produksioni iu ka dhënë detyrë banorëve që të shkruajnë një letër dashurie për dikë brenda ose jashtë shtëpisë.
Edhe pse Luizi nuk ka lënë gjë pa bërë për ti shprehur dashurinë Kiarës ai i shkruajti dy fjalë dashurie.“Kiara të dua! P.s po të thërras,” shkruan Luizi në letrën e tij drejtuar moderatores.
Nga tipi që kemi kuptuar nga Luizi ai nuk shprehet kur ia ‘imponojnë’ por edhe pse ishte urdhër nga Vëllai Madh ai e shprehu mjaft qartë.