Kejvina-Luizit: Je miku im më i mirë!

Kejvina Kthella mund të themi që pati një fund të hidhur me Big Brother pasi u përjashtua nga formati pas shuplakës ndaj Luiz Ejllit dhe konfliktit me të brenda në shtëpi.

Por pak momente më parë ajo ka postuar një mesazh në Instagram, ku në fund e mbyll me disa fjalë drejtuar pikërisht Luizit, ku e quan “mikun e saj më të mirë të ditëve të para”.

“Luiz, për mua je miku i mirë i ditëve të para në shtëpi dhe jam e sigurtë që të dy ne e dimë që do jemi njësoi edhe kur të dalësh jashtë. Shoqëria jonë nisi përpara se të niste “kryqëzata” dhe do vazhdojë edhe më mbrapa. Sepse miqtë këtë bëjnë, qeshin, qajnë, bëjnë batuta, shpesh herë bëjnë edhe gabime, por me rëndësi është që ti kuptojnë dhe të reflektojnë. Dhe jam e sigurtë që ne të dy do jemi gjithmonë miq. E pres në Manati për drekën e famshme”– shkruan ish-banorja e “BBV.”

Kryefjala.com