Shifra e frikshme: Si Rihanna marketoi kaq mirë në pak sekonda, kompaninë e saj të kozmetikës!

Këngëtarja dhe themeluesja e Fenty Beauty, Rihanna, u sigurua të merrte gjithë vëmendjen në performancën e saj të shumëpritur të Super Bowl Halftime Show.

Pritja ia vlejti plotësisht, duke nisur nga veshja, performanca e këngëtares dhe deri tek shtatzënia e dytë që nuk e priste askush.

Megjithatë, një tjetër veprim që 34-vjeçares i mori vetëm pak sekonda, do t’i sjellë asaj me siguri fitime marramendëse.

Në hyrje të performancës, Rihanna përdor “setting powder” të firmës së saj dhe gjejeni pak se çfarë? Sot, kërkimet në internet për “Fenty Beauty” u rritën me 883% pas promovimit të këngëtares.

Nëse jeni edhe ju po aq kuriozë për të ditur produktin e përdorur gjatë performancës, bëhet fjalë për “Invisimatte Instant Setting + Blotting Powder” – Fenty Beauty.

Anabelmagazine