VIDEO/ Dorian Ramaliu zbulon gjininë e bebit nr. 2: Një ëndërr e bërë realitet!

Aktori dhe moderatori i “Fiks Fare”, Dorian Ramaliu dhe bashkëshortja e tij Iva Vaqari së shpejti do të bëhen prindër për herë të dytë. Ata kanë realizuar një festë shumë të bukur për të zbuluar gjininë e bebit, ku kanë mësuar se do të bekohen me një vajzë.

Vetë moderatori ka ndarë në rrjetin e tij social Instagram disa momente shumë të bukura nga festa kur kanë mësuar lajmin e shumëpritur se do të bëhen me vajzë. Gëzimi i tyre pasi mësuan gjininë është vërtet shumë emocionues.

“Një ëndërr e bërë realitet”, ka shkruar ai, duke zbuluar se kanë dëshiruar shumë që pas djalit në familjen e tyre të vijë një vajzë. Të shumta kanë qenë urimet për çiftin nga të afërm, miqtë dhe ndjekësit e tyre.

Kujtojmë që në dhjetor të 2021 ata u bënë prindër për herë të parë dhe u bekuan një djalë të cilin e pagëzuan me emrin Brois. “Mirë se erdhe në jetë lumturia jonë pa kufij, Brois. Faleminderit Zot për këtë jetë të re që na fale si prindër 10/12/2021”, shkroi Dorian Ramaliu asokohe.

Bordo