Olta: “Kur të kuptosh ti lojën time o Luiz, unë do jem në Kuba duke shijuar çmimin”

Prej dje janë të izoluar nga pjesa tjetër e shtëpisë dhe nuk kanë humbur rast të ironizojnë njëri-tjetrin.

Olta shpesh herë gjatë ditës, e ka cilësuar Luizin si frikacak, kjo pasi ai shprehu dëshirën për të dalë jashtë, për të mos i lënë hapësire Bledit që të futet në lojë.

Sipas Oltës, kjo dëshirë e Luizit shpreh dobësi. Kjo e fundit I tha Luizit se ajo është më burrneshë dhe më besnike se ai.

Luizi nuk e kundërshtoi fare, por aprovonte çdo gjë që thonte Olta. Kjo e fundit, i tha Luizit se kur ai do arrijë të kuptojë lojën e saj, ajo do jetë në Kuba me pushime, duke shijuar paratë e çmimit të madh.

Luizi së fundmi ka vendosur të mos flasë më fare pasi kështu mendon se Vëllai i Madh do e nxjerrë para të Martës nga izolimi.

Olta, Maestro dhe Kristi më kot janë munduar ta thumbojnë që ta bëjnë të flasë por ai nuk e ka hapur gojën për të kthyer përgjigje.