Rreth një javë nga tërmeti, numri i viktimave në Siri e Turqi vijon të rritet!
Numri i viktimave sa vjen dhe rritet në Siri dhe Turqi pas tërmeteve që goditën dy vendet rreth një javë më parë.
Sipas autoriteteve vendase, numri i viktimave ka kaluar mbi 34 mijë në të dy vendet. Qendra e Koordinimit të Emergjencave në Turqi, konfirmon 29.605 viktima.
Ndërsa në Siri janë konfirmuar 4.574 të vdekur. Prej tyre, 3.160 janë në zonat që qeverisen nga rebelët.
1.414 viktima raportohet në pjesë të tjera të Sirisë që kontrollohet nga qeveria zyrtare.