Bledi Mane e thotë hapur: Ja 2 vajzat që pëlqej në BBV!

Banorët e BBV kanë pasur një sfidë gjatë ditës së sotme. Në ekran janë shfaqur disa pyetje dhe të gjithë duhet të përgjigjeshin me anë të një tabele nëse e kishin bërë apo jo. Një nga pyetjet ishte: “A keni pëlqyer ndonjë banor/e brenda shtëpisë?”

Dhe sigurisht pyetja nuk ishte thjesht pëlqim ne planin fizik. Bledi Mane na habitur me përgjigjen dhe ka thënë se i pëlqejnë dy vajza në të njëjtën kohë. Banorët janë habitur dhe e kanë pyetur cilat. Si gjithmonë ai ka qenë i hapur dhe pa asnjë siklet ka thënë: “Më pëlqen Nita dhe Diola.”.

“Cila të pëlqen më shumë?!– i ka thënë Nita me të qeshur?.

“49% me 51%”. Cilën pëlqen më shumë? 2% më shumë pëlqen Diolën dhe kjo për faktin se ajo është kujdesur për të kur ai ishte i sëmurë.

Gjithsesi ai ka thënë deri tani është kështu, por mbetet për t’u parë në vazhdim. /A.S-Dritare.net