Tha se ishte dashururar me një 77- vjeçar, ish-futbollisti ironizon keq Diolën: Po tani çfarë do të thonë vajzat e tua!
Diola Dosti është një nga banoret e shtëpisë së “Big Brother VIP 2”. Ajo rrëfeu disa ditë më parë një histori personale të sajën se si është dashuruar me një burrë 77-vjeçar.
Gjatë një bisede me Dean, nutricistja u shpreh tek një mashkull nuk mund të dashuroj vetëm fizikun etij.
“Unë këtë kam problem edhe me meshkujt, nuk mundem të dashurohem dot vetëm me fizikun. E kam shumë të rëndësishme edhe me mendje. Ai ishte aq i zgjuar. Kur shikoja sytë e tij, sikur shikoja botën. Ishte online. Kur i thosha mikeshave të mia “Kam rënë në dashuri”– tha ajo.
“Ti je e çmendur, ai 77 vjeç”– tregoi Diola se si reaguan mikeshat e saj, duke zbuluar kështu edhe moshën e personit në fjalë.
Mirëpo duket se ky rrëfim i Diolës ka tërhequr vëmendjen ish- futbollistit të njohur, Skerdi Bejzades. Ai e ironizoi deklaratën e banores Diolën, i cili konstatonte me shqetësimet e saj ndaj gjuhës që përdor Luizi në shtëpi.
Bejzade kujtoi debatin që nutricistja kishte pasur me këngëtarin në “BBV”, ku ajo pretendonte se ishte mërzitur për mënyrën se si fëmijët do t’i kuptonin lojrat e Luizit.
“Më duket se këtu te Big Brother hyjnë normal e dalin të luajtur mendsh. Kjo kishte hall se çfarë do të thonin gocat e veta për lojërat e Luizit. Se dashnia me plakun 100 vjeç nuk ka problem”,– shkroi ai.
Diola ka treguar se është e divorcuar nga partneri i saj Dardani me të cilin ndan edhe tre vajza. Nutricistja u surprizua nga vogëlushet e saj disa javë më parë pasi rrëfeu historinë e jetës së saj.