Vajza 10-vjeçare turke nxirret e gjallë nga rrënojat 90 orë pas tërmetit, gëzim dhe duartrokitje (Video)

Një vajzë 10-vjeçare u gjet e gjallë në orën e 90-të që nga tërmeti i Turqisë, sipas një deklarate nga Departamenti i Zjarrfikësve Metropolitanë të Antalias të enjten.

Hilal Sağlam u bllokua nën rrënojat e një ndërtese në provincën Hatay. Ekipi i shpëtimit “dëgjoi zhurmën nën rrënojat” dhe ishte në gjendje të shpëtonte Sağlam “si rezultat i një pune të përpiktë.

“Vajza e plagosur, e cila u dërgua në barelë me shumë gëzim dhe duartrokitje, është dërguar në spital për mjekim me autoambulancë”, tha zjarrfikësja.

Gjëja e parë që ajo kërkoi pas shpëtimit të saj ishte qumështi, thuhet në deklaratë.

Balkanweb