“E kuqe & pikante”, kjo është Liberta Spahiu në fantazinë e një pjate të gatuar nga Flori Mumajesi

Liberta-Spahiu-2

I ftuar në rubrikën “Për drekë me mua” në “E Diela Shqiptare”, muzikati shumë simpatik dhe i pëlqyer Flori Mumajesi theu heshtjen, pak kohë pasi ka nisur jetë të re në Prishtinë. Edhe pse ende ai nuk ka pranuar lidhjen me prezantuesen e bukur të “Prive”, Liberta Spahiun, mediat e Kosovës kanë shkruar se ata madje kanë nisur të bashkëjetojnë. Në drekën e kësaj rubrike në “Tv Klan”, i pyetur nga dietolgia Blerina Bombaj se cila ishte arsyeja e vendosjes së tij në Kosovë, Flori iu përgjigj: “Po ja, bëj pak muzikë, po mësoj dialekte të ndryshme, po shijoj ushqime të tjera… Por jo vetëm për këto. Në Kosovë ka dhe shumë vajza të bukura. Ndryshe nga vajzat e Shqipërisë, ku ka gjithashtu vajza shumë të bukura, në Kosovë janë më shtatlarta, kanë tipare, mollëza e vetulla më të theksuara….” Ndërkohë nga ana e saj Liberta Spahiu ka bërë një provokim të këndshëm në Instagram, ku ka postuar brusketën me salcë të kuqe, për të cilën personi që e ka gatuar ësht frymëzuar nga Liberta dhe fustani i saj i kuq. Pas kësaj nuk kanë munguar edhe hamendësimet e fansave, të cilët kanë imagjinuar se nëse do të ishte kjo një pjatë e gatuar nga Flori Mumajesi, Liberta do të ishte “e kuqe, hot dhe pikante” njësoj si speci djegës.