Në përpjekje për t’ju fshehur paparacëve, Clara përplaset me tabelën, Pique ia plas të qeshurës

Pique dhe Clara Chia janë filmuar të kapur për dore duke ecur nëpër rrugët e Barcelonës. Të dy kanë reaguar me të qeshura ndaj komenteve në lidhje me sulmin e ankthit që dyshohet se ka pësuar Clara vetëm pak ditë më parë pas këngës së Shakirës.

“Një sulm ankthi? Të kesh një sulm ankthi është I komplikuar. Të lutem!”, qeshi Gerard Pique kur u pyet nga një gazetar i Europa Press.

Nga ana tjetër, Clara u përpoq fillimisht të fshihte fytyrën nga kamerat, por pësoi një incident të vogël, pasi u përplas me një tabelë, megjithëse nuk pësoi asnjë dëmtim dhe vazhdoi të ecte normalisht, ndërsa Pique nuk e mbante dot të qeshurën.