VIDEO/ Shpërthen në lotë; Bruno merr vesh humbjen e njeriut të shtrenjtë në Big Brother VIP!
Këngëtari Bruno Pollogati, banor në “Big Brother VIP” Kosova ka marrë gjatë mbrëmjes së “Prime”-t se ka humbur njeriun e tij të shtrenjtë, gjyshen. Lajmin e trishtë ai e mësoi me anë të një letre tejet emocionuese, ku ju komunikua se gjyshja e tij ka ndërruar jetë.
“Gjyshja na la, iku ashtu e qetë si në gjumë. Na la bekimet e saj deri në momentin e fundit, fat për të. Duam që ta kthesh këtë lajm në forcë dhe buzëqeshje. Jemi shumë krenarë për ty”, thuhej në letrën e shkruar nga bashkëshortja e tij.
Bruno mes lotësh rrëfeu se ka patur një lidhje shumë të veçantë me gjyshen e tij, teksa u shpreh se “shpirti i saj do të flejë te shpirti tij ghmojitnë”. “Kisha një ndjesi që tri ditë. Kur po shikoja nëse hëna ishte e plotë apo jo, se besoj shumë në Zot, mu krijua një si maskë në formë mace po nuk më pëlqeu. Ndërsa sot kur po lutesha më bë sikur një fytyrë gjyshi shumë i lumtur dhe mendoja se ishte një mesazh shumë i mirë për mua. Ndjeva që diçka nuk po shkonte mirë”, u shpreh ai.
Këngëtari dha gjithashtu një kwshillw për të gjithë ndjekësit e programit që ata që kanë fatin t’i kenë gjyshet në jetën e tyre, “t’i duan dhe respektojnë, gjithashtu të gjithë njerëzit e afërm që kanë pranë”.