Video/ Michael Jackson dikur mbylli një supermarket të tërë që të pretendonte të blinte ‘si një person normal’ (fotot)
Kur je një yll i madh i muzikës, edhe detyra të vogla si të bësh pazarin mund të kthehen në risi. Dhe ne fakt kjo është ajo me cka e shpërbleu veten këngëtari Michael Jackson një herë në vitin 2003.
Dy dekada më parë një mik i kantautorit të hitit ‘Billie Jean,’ mbylli një supermarket të plotë në Florida, në mënyrë që Jackson të bënte pazar “si një njeri i zakonshëm”.
Jackson ka qenë i famshëm që fëmijë me grupin e familjarëve ‘Jackson 5’, dhe gjithmonë e ka pasur të vështirë të bënte gjërat normale që i bëjnë të gjtihë njerëzit.
Por në këtë rast ai e gjeti mundësinë të brishte mes rafteve të supermarketit për të gjetur artikujt, pa u ndjekur nga fansat e tij.
Këngëtari tregonte për eksperiencën në një dokumentar të vitit 2003 në rrjetin Fox, ku thoshte:
“Kam si ëndërrr të shkoj në supermarket për të bërë pazar, për të marrë sendet nga rafti si gjithë të tjerët e ti vë në shportë”.
“Sepse unë nuk e bëj dot këtë, nëse do të tentoja, mblidhen njerëzit rreth meje, ata duan autografe dhe fotografi”.
Muzikanti shtonte se kjo ishte arsyeja që mbante veshje maskuese kur dilte.
“Më pëlqejnë maskimet, të ulem në një stol e të shoh ç’bëjnë njerëzit, sepse kur ata shikojnë se është Michael Jackson ndryshojnë, nuk mund të shohësh gjëra reale”.
“Dua të shoh botën e vërtetë, dhe kjo është shumë e vështirë”.
Megjithse marketi ishte mbyllur për klientet, dyqani kishte shumë zhurmë pasi ishin aty stafi i Jackson, familjarët dhe disa miq që kishin ardhur për eksperiencën e tij.
Por gjithsesi Mbreti i Pop-it dukej mjaft i kënaqur duke bredhur mes korridoreve të rafteve me karrocën e tij.
Jackson vdiq në qershor 2009 me doktorin e tij personal të shpallur fajtor për vrasje me medikamente qetësuese.
Top Channel