Pas puthjes, Luizi i dedikon këngë Kiarës, ajo nuk i mban dot lotët (video)
Luizi së bashku me artistin e mirënjohur Altin Shira kanë kënduar në “dasmën” e këngëtarit Ejlli brenda shtëpisë së Big Brother.
Ai u betua për dashuri të përjetshme sonte së bashku me moderatoren Kiara Tiro. Madje ata shkëmbyen dhe puthjen e shumëpritur.
Por teksa këngëtari ishte duke kënduar, moderatorja nuk ka mbajtur dot lotët. “E kam pirë dashurinë tëndë, më ka dehur trup e mendje”, janë disa nga vargjet që kanë emocionuar Kiarën.
I ftuar në dasmë ishte këngëtari Altin Shira, i cili pas këngëve të dasmës, këndoi një baladë me Luizin. Bëhet fjalë për këngën “Më harro”. Teksa Luizi dhe Altinin këndonin, nusja Kiara u përlot dhe kërkoi të ndalonin.
Kiara dhe Luizi kanë shkëmbyer ditën e sotme puthje ne parë mes tyre në shtëpinë e Big Brother VIP. Gjithçka ka ndodhu gjatë provës së dasmës, ku Kiara dhe Luizi ishin çifti që do të martohej.
View this post on Instagram
Teksa Kristi ishte prifti, ai u tha se mund të putheshin pasi pranuan të merrnin njëri tjetri. Ishte Kiara ajo e cila e puthi e para Luizin.