Borova: Jam skandalizuar, moderatoret sportive në Shqipëri me fustan klasik

Teuta Borova eksperte udhëtimesh tha se është skandalizuar me emisionet sportive në Shqipëri pasi të ftuarit dhe moderatorët vishen klasike.

E ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ajo tha se në një emision sportiv duhet të vishesh me veshje sportive.

“Unë kryesisht kur shikoj emisionet sportive në televizionet shqiptare mbi90% e atyre që drejtojnë dhe atyre që janë të ftuar janë të gjithë të veshur me kostum dhe me kollare. Nëse ti futesh në kanalin gjerman të gjithë janë të veshur me veshje sportive. Unë jam skandalizuar në emisionet shqiptare”– tha ajo.

Ndiqni intervistën e plotë këtu: