Shitet në ankand fustani i Princeshë Diana

Fustani i Princeshës Diana u shit për 604,800 dollarë, pak më shumë se pesëfishi i vlerësimit të ankandit prej 120,000 dollarësh – në Sotheby’s në Nju Jork të premten. E ndjera e veshi fustanin për një portret zyrtar mbretëror në vitin 1991, siedhe për Vanity Fair në vitin 1997.

Dizenjuar nga couturier Victor Edelstein fustani u shit për herë të fundit për 24,150 dollarë në vitin 1997, gjatë një ankandi bamirësie të Christie’s, me 79 fustane të dhuruara nga Diana. Shitjet arritën kolektivisht 3.25 milionë dollarë, duke përfituar organizatat e SIDA-s dhe kancerit, duke përfshirë Spitalin Royal Marsden, ku ajo shërbeu si presidente për tetë vjet.

Në tregimin e Vanity Fair, fotografuar nga Mario Testino, revista u përqendrua në ankand, duke e quajtur vendimin e saj për të shitur fustanet “një simbol të fuqishëm të jetës së saj në ndryshim” pas divorcit nga Princi Charles. “Të braktisësh një jetë që nuk ka qenë kurrë e jotja.”

Por Princesha e Uellsit ishte më e rezervuar në diskutimin e vendimit të saj për të shitur veshjet, duke thënë : “Jam jashtëzakonisht e lumtur që të tjerët tani mund të ndajnë gëzimin që pata duke i veshur ato”.

Fustani në ngjyrë vjollce ishte pjesë e koleksionit të vjeshtës 1989 të Edelstein, megjithëse ai dizajnoi pamje të personalizuara për princeshën për më shumë se një dekadë, sipas Sotheby’s. Ajo u shfaq në një pikturë nga Douglas Hardinge Anderson në 1991, si dhe një kukull Franklin Mint në 1998. Edelstein ishte gjithashtu pas “Travolta Dress” fustani i gjatë prej kadifeje me të cilin ajo kërceu me aktorin teksa ishte në White House. Ai u shit për 347,000 dollarë në 2019 për një bamirësi pasi dështoi të shitej në ankand.

Marrë nga: CNN
Lapsi.al