Përlotet Olta, surprizohet nga djali i saj përmes një video-je

Olta Gixhari ishte banorja e rradhës, pas Diolës që u surprizua nga i vogli i saj. Përmes një video-je të shfaqur në ekran, Olta u surprizua nga djali i saj 2-vjeçar. Ajo madje shpesh herë ka kërkuar brenda në shtëpi një telefonatë me të.

Olta: Shumë faleminderit. Jam në fazën që fle dhe zgjohem me mendjen te djali. E shoh që është i lumtur, qesh dhe që është rritur. Nuk ja kanë prerë flokët shyqyr. Ai është një fëmijë që vetëm vrapon. Më ka marrë malli shumë, shumë, shumë. Mezi pres ta shoh. Kisha frikë të flisja në telefon. Nuk e di pse, nuk di ta shpjegoj. Më duket sikur më kërkon llogari që pse nuk jam aty. Nuk e di sa guxim do kisha nëse do flisja. Sidomos duke qarë, sepse ai është shumë i vogël.

Arbana: Thjesht jepi një mesazh djalit.

Olta: Mami të do shumë. Do vi shumë shpejt te ti. Mami të ka jetë dhe vetëm rri mendoj për ty gjithë ditën. “Te quiero. Tu eres mi vida mi amor.”