Ronaldo Sharka zbulon në TAR gjithçka rreth raportit dhe lojës së Luiz Ejllit në “BBV”!
Sot i ftuar në emisionin “Pardon My French” ka qenë gazetari dhe njëkohësisht ish-banori i shtëpisë së “Big Brother VIP”, Ronaldo Sharka. Ai ka folur rreth eksperiencës së tij në shtëpinë më të njohur në vend dhe jo vetëm. Ronaldo ka treguar se pas daljes nga shtëpia është pritur mjaft mirë dhe ka treguar se e komplimentojnë shumë.
Çfarë mendimi ka Ronaldo Sharka për pjesën e rrugëtimit të tij kur në një moment të lojës u pozicionua tek ‘grupi’ i Oltës dhe më pas kaloi tek Luizi?
Historia është e tillë, unë me Luizin kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë që prej fillimit, që në rulot. Ishte një ndër të pakët personazhe që na afrohej dhe na sillte çfarëdolloj gjëje që kishim nevojë. Ishte shumë i gjendur dhe kishte shumë humor por kemi folur edhe për gjëra personale. Për herë të parë historinë e tim ati e kam folur me Luizin dhe Zhaklinën aty. Luizi ka folur paksa edhe për gjërat e veta të shkuara që nuk dua ti përmend. Kemi kuptuar pak a shumë natyrën e njëri-tjetrit. Pastaj unë mërzitem me Luizin për shkak të lojës që ai e bën me të gjithë në fakt prandaj unë nuk e merrja më inat sepse arrita ta kuptoj zemrën e mirë.
Ronaldo Sharka u ndal gjithashtu edhe tek marrëdhënia dhe raporti që ka pasur gjithashtu edhe me Oltën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” ku nuk duhet të harrojmë që gjatë ‘Prime’-t të javës së kaluar para se ai të dilte, debatuan mjaft ashpër me njëri-tjetrin.
Top Albania Radio