Zamira Kita na njeh me bashkëshortin, hap albumin e fotove romantike ndër vite në ditëlindjen e tij

Zamira Kita është aktorja me emër e qytetit të Korçës, shumë e njohur dhe në metropol. Ajo është artistja që ka zgjedhur të jetojë në qytetin e saj Korçë, ku prej vitesh zhvillon karrierën e saj, jo vetëm më teatër, por edhe në spektakël si moderatore. Sa i takon angazhimit edhe në projektet e kryeqytetit, për Zamirën nuk ekziston distancë fizike pasi ajo është po aq aktive edhe në eventit e Tiranës. Po cili është statusi dhe jeta familare e Kitës? Ajo ka krijuar familje me bashkëshortin Arben Beqiraj, martesë nga e cila erdhi në jetë vajza e tyre Enira. Në fund të muajit prill partneri prej vitesh i Zamirës kishte ditëlindjen, kështu që aktorja zgjodhi një mënyrë të veçantë për t’a uruar në ditën e tij më të rëndësishme. Aktorja kishte zgjedhur fotot më të bukura që nga fillimi i lidhjes e deri tani në martesë, të cilat i postoi në një album të posaçëm me mbishkrimin “Gëzuar ditëlindjen Beni!” Dy prindërit e një vajze, e cila ka shfaqur që tani pasionin për artin, në fotot e tyre duket që janë të dashuruar njësoj si ditën e parë.

Karriera metropolitane e Zamirës nga province
Konsiderohet një nga aktoret që mundohet të mbajë gjallë humorin në qytetin e Korçës. Për Zamira Kitën humori i ditëve të sotme ka një prirje drejt banalitetit e vulgaritetit, ndaj ajo bën të pamundurën për të ruajtur standardin. Ajo lindi në Korçë më 2 prill 1963, dhe ka mbaruar Akademinë e Arteve të Bukura (sot Universiteti i Arteve) në vitin 1985. Që nga ai vit ka debutuar si aktore pranë teatrit “A.Z. Çajupi”, teatri që sot ajo drejton. Në fillim ka luajtur pranë trupës së estradës dhe më pas duke realizuar role në komedi e dramë. Janë të shumta bashkëpunimet me TVSH-në në koncerte e spektakle, kryesisht ato të Vitit të Ri. Në vitin 1997 fitoi çmimin “Aktorja më e mirë” në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrit të zhvilluar në Tiranë. Ndër rolet e saj do të veçonim “Kohë për t‘u çmendur”, “Vello e bardhë”, “Pamje nga ura”, “Yllka” “Tifozet”, “Njerëz në rrymë”, etj.