Milaim Zeka për “Big Brother VIP”: Ato s’janë VIP-a, përmes by** dhe brekëve duan shikueshmëri!
Gazetari dhe analisti i njohur Milaim Zeka ka qenë i ftuar së fundmi në “Impact”, ku ndër të tjera ka dhenë opinionin e tij rreth formatit “Big Brother” në Kosovë dhe në Shqipëri. Ai është shprehur se në këtë format banorët që kanë hyrë brenda shtëpisë nuk janë VIP, pasi nuk kanë prodhuar asgjë për t’u quajtur të tillë.
Milaim Zeka tha se ata nuk kanë çfarë mesazhi të përçojnë dhe formate të tilla duan që përmes ‘by** dhe brekëve’ të fitojnë shikueshmëri. Milaimi theksoi se ata nuk thonë asgjë të mençur që të jenë modele për fëmijët.
“Ne nuk e dimë kush është VIP në “Big Brother” në Shqipëri dhe në Kosovë. Asnjëri prej tyre nuk ka asgjë, nuk ka prodhuar asgjë. Për të qenë VIP në Evropë, në një vend normal, duhet të jesh aktorë i famshëm, duhet të jesh producent i filmave që ke prodhuar disa fimave , duhet të jesh këngëtar i operave të njohura. VIP është Inva Mula dhe jo ti që të hysh në “Big Brother” dhe të tmerrosh fëmijët tanë prej teje.
Çfarë imazhi dergojnë ato te vajzave e mia. Çfarë mesazhi përçojmë që përmes by** dhe brekëve duan të fitojnë shikueshmëri. Nuk ka diçka të mençuar që të mbahet mend nga ata, për filmat apo këngët që ata kanë bërë. Ata dalin aty, lahen, përdridhen, shplahen. Ky është modeli që do ta shikojnë fëmijët tonë, jo pra nuk është”.
View this post on Instagram
Bordo