Kim Kardashian jep leksion në Harvard University: Për çfarë foli?

Kim Kardashian – ylli i reality show, biznesmene, avokate dhe tani, lektore – a ka diçka që nuk mund ta bëjë? Së fundmi, u ftua për të dhënë një orë leksioni në universitetin prestigjioz Harvard.

Studentët u befasuan kur Kardashian dhe bashkëthemeluesi i saj i SKIMs, Jens Grede, u shfaqën në Shkollën e Biznesit të Harvardit për të folur për biznesin e tyre miliarda dollarësh.

Kim patjetër që u shfaq me një veshje që i përshtatet një shkolle elitare si Harvard.

Kim foli për biznesin e saj, SKIMS – një markë e orientuar drejt veshjeve të brendshme. “Ajo dukej me të vërtetë si në TV. Ishte mahnitëse dhe pikërisht ashtu siç fotografohet. Kur po largohej, na përshëndeti me dorë teksa po dilte jashtë.”

Në mars 2022, SKIMS u përfshi në listën e TIME mbi 100 kompanive më me ndikim të vitit.

Çfarë do të bësh tjetër, Kim?

Anabelmagazine