Tuna sapo bëri një postim dhe po, na bëri shumë konfuzë

Nëse ka një çift që e di shumë mirë se ç’do të thotë të përjetosh ulje dhe ngritje në një marrëdhënie, janë pikërisht Tuna dhe Patrisi. Para pak ditësh ajo bëri disa postime në Instastory, ku hidhte disa kunja radhazi për Patris Berishën, duke e etiketuar si “baba të papërgjegjshëm”.

Gjithsesi, mjaft folëm për uljet, le të kalojmë te pjesa tjetër: Ngritjet! Tuna, ka postuar një video në Instastory (aty ku bën lëmsh njerëzit). Në video, shohim një vello nusesh magjepsëse dhe mbishkrimin: “Në konsultë te shoku më i talentuar, për vellon e tretë!” (Velloja e tretë mos ndoshta paralajmëron një martesë të tretë, pas asaj me Rilind Rekën dhe Patris Berishën?!).

Por të mos dalim direkt në konkluzione, pasi ka disa arsye pse Tuna mund të ketë postuar këtë video:

1. Do kemi një tjetër martesë (?)

(Mezi po presim në fakt, se na ka marrë malli për ndonjë “Valle Kosovare”).

2. Ndonjë projekt i ri muzikor.

3. Thjesht ka shkuar te showroom-i i Valdrinit dhe do të na bëjë lëmsh të gjithëve.

Nëse e keni harruar, po ju kujtojmë që Tuna dhe Patrisi kanë konfirmuar ndarjen në shkurtin e vitit 2020, por tani nuk dimë më ç’të mendojmë.

Nejse Tuna, ia dole prapë! Na e zgjove kuriozitetin.

Anabelmagazine