Merret masa e dënimit, drejtësia lë Feron pas hekurave
Mediat në Kosovë kanë bërë me dije masën e dënimit që do të vuaj reperi, Feronit Shabani a.k.a Fero i cili akuzohet për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm”, pasi shtiu me armë në një lagje të Gjilanit.
Ai do qëndrojë 30 ditë në paraburgim. Lajmin për këtë e konfirmoi zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Gjilan, Sabit Shkodra.
“Iu konfirmoj që gjyqtari i procedurës paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, duke i caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh”-tha ai.