Në 27-vjetorin e lindjes, Sara Hoxha zbulon për çfarë është më shumë krenare!

Trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha feston sot 27-vjetorin e lindjes. Në këtë ditë të shënuar ajo ka zgjedhur që të bëjë një postim në rrjetin e saj social Instagram, duke zbuluar se gjeja që e bën më shumë krenare në jetën e saj është fakti që është bërë nënë.

“Nga të gjithë gjërat që mund të kem bërë në jetë, mami Sara më bën më shumë krenare🤍 27 vjeç dhe me zemrën plot”, ka shkruar ajo përkrah fotografisë ku shihet me dy djemtë e saj, teksa është duke festuar në këtë 27-vjetor. Sara është nënë edhe e një vajze e cila erdhi në jetë pak muaj më parë. Ajo dhe Ledioni e pagëzuan të voglën e tyre me një emër shumë të veçantë, Rüya Roe.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Sara Hoxha (@sarahoxhaaa)

Të shumta kanë qenë urimet për Sara Hoxhën në postimin që ajo ka ndarë me ndjekësit, nga miq, kolegë dhe të afërm. Një urim të ndjerë Sara e ka marrë edhe nga motra e saj e vogël Redia, e cila përkrah një video me të ka shkuar, “Gëzuar ditëlindjen, motra dhe shoqja më e mirë“.

Kujtojmë që Sara Hoxha ka nisur të angazhohet si producente që vitin e kaluar në “Big Brother VIP” dhe vijon edhe në këtë edicion të dytë. Ajo ishte gjithashtu producente e “Dance With The Stars”. Në një intervistë të dhënë më herët Sara u shpreh e lumtur për eksperiencat e deritanishme pasi të dyja formatet që ajo ka drejtuar kanë rezultuar mëse të suksesshme./bordo.al