Beatrix i del në krah Luizit: Bullizuesit, kanë një vend të vecantë në ferr!

Pas pjesëmarrjes së saj në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania u kthye në njërin prej personazheve më të përfolur të spektaklit, për shkak të trekëndëshirt të dashurisë të krijuar mes saj, aktorit të humorit Donald Veshaj dhe moderatores Bora Zemani.

Shumë nga komentet nuk kanë qene pozitive, dhe këngëtarja e vuajti bullizmin e bërë online, gjë për të cilën ka folur edhe publikisht.

Me një situatë të ngjashme është përballur edhe banori i edicionit të këtij viti të Big Brother VIP Albania, këngëtari Luiz Ejlli, që prej ditësh është bërë objekt sulmesh dhe ofendimesh nga pjesa më e madhe e banorëve të shtëpisë së famshme përfshirë Kejvinën, Efin, Amos, Tea dhe Olta.

Shumë persona në rrjetet sociale kanë kërkuar që të ndalet bullizmi ndaj tij dhe kjo me sa duket ka ndikuar që edhe Beatrix të bëj një reagim.Përmes llogarië së saj në Twitter, autorja e “Faj” ka shkruar një status që e ndau edhe me ndjekësit në Instagram. “Bullizuesit dhe njerëzit që qëndrojnë aty dhe nuk bëjnë asgjë për këtë kanë një vend të veçantë në ferr. #StopBullizimit”, ka shkruar ajo.

Bordo