Kiara ulërin nga dhimbjet, po gjejeni pak çfarë bën shoqja e saj e ngushtë në shtëpi Olta Gixhari?
Kiara Tito pati dhimbje të mëdha muskulare gjatë lojës së djeshme, duke u shtrirë në mes të shtëpisë dhe duke pritur ta ndihmojnë.
Mirëpo, ajo që i bëri përshtypje publikut dhe vetë Kiarës gjithashtu, ishte fakti që një pjesë e mirë e banorëve as nuk u shqetësuan dhe as nuk u afruan të pyesin të paktën nga kurioziteti, çfarë i ndodhi Kiarës.
Ishte Olta ajo që nga tavolina ku ishte ulur, e pa Kiarën që u shtri përtokë dhe iu drejtua Kejvinës, Amosit e Kristit: “Shikojeni Kiarën, po i dhemb mesi”. Megjithatë, nuk u ngrit nga vendi t’i shkonte pranë megjithëse deri tani e kishte konsideruar shoqe.
Nga ana tjetër, Kejvina u shpreh se Kiara po e bënte për vëmendje. Kristi i shkoi më vonë pranë shtratit kur ajo u shtri, duke u shpjeguar se nuk kishte dashur t’i afrohej për ta bezdisur, duke qenë se të tjerët i kishin ndjenjur mbi kokë.
Mirëpo, sytë ishin nga Olta që edhe kur Kiara u kthye nga spitali, as nuk u interesua për gjendjen e saj dhe vazhdoi lojën që po bënte në kuzhinë. Vetë Kiara iu shpreh Mikelës se kjo gjë i kishte bërë përshtypje tek disa persona, duke shtuar se në situata të tilla i kushtonte shumë rëndësi këtyre gjesteve.
Vetëm kur Olta shkoi të shtrihej dhe e kishte shtratin pranë Kiarës, u “detyrua” ta pyeste çfarë ndodhi me të, ndërsa u kthye më pas nga krahu tjetër për të fjetur.
Luizi gjithashtu bëri ironi gjatë mbrëmjes me veprimin e Oltës, duke i thënë Mikelës e Teas që ta dëgjonte dhe Kiara, që ia kishte bërë të ditur mirë që para se të grindej me Kiarën, se kush ishin miqtë e saj të vërtetë dhe cilët ia donin të mirën.