Vazhdon drama në BBVA! Luizi flet me banorët: ‘Mjekja foli aq sa i lejohet të flasë’

Gjendja shëndetësore e Luiz Ejllit është historia më e komentuar brenda dhe jashtë shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”. Pas diskutimit të djeshëm dhe pas deklaratës së mjekes që tha se “gëzon shëndet të plotë” dhe nuk ka nevojë për t’u trajtuar me kura specifike, Luizi ka vazhduar diskutimet me banorët, ku një pjesë e mirë e tyre i janë kthyer kundër.

Nëse nuk jeni përditësuar me historinë, lexoni shkurtimisht shpjegimin në vijim; në të kundërt, kaloni te paragrafi i radhës: “Big Brother Albania VIP” nisi me historinë e Luizit dhe sëmundjen e rrallë për të cilën ai i tregoi Kiarës. Në dhomën e rrëfimit, Luizi tha se i gjithë rrëfimi i bërë ndaj Kiarës është “historia e një shoku”. I përlotur, ai tha se qëllimi i tij është ta ndihmojë financiarisht mikun e tij me kurimin dhe madje kjo është dhe një nga arsyet pse ka hyrë në Big Brother. “Pata simptoma të ngjashme me atë të mikut tim dhe më kapi frika…[…]” Nuk dua që njerëzit të më shohin nga ai Luizi që qesh, që bën batuta dhe që më pëlqejnë për lojërat e mia, në atë Luizin që e ‘mëshirojnë’,” tha ai. Më vonë, ai kreu analizat në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi” dhe nuk rezultoi të kishte asnjë sëmundje që kishte nevojë për kurë specifike.

Në një bisedë me Kiarën pas programit, ai tha: “Mendo këto gjëra: Jam më i preferuari i shtëpisë, jam më i forti aq sa nuk munden të më nominojnë, bëhen aleanca kundër dhe sërish nuk kanë çfarë të më bëjnë. E vendos [unë] të them ‘Jo, s’më pëlqen kështu. Kam qejf të jem gropë komplet, i zhytyr, i urryer dhe i nominuar’. Të duket normale? Për një njeri normal flas, se një i çmendur edhe e bën.”

“Kurdo që të dalësh nga kjo shtëpi, unë një ditë do të të takoj vetëm sepse e kam detyrimin moral që të ta shpjegoj fjalë për fjalë. Këtu nuk mund të flas më shumë. Nëse do të më kuptosh, më shih në sy. […] Këtu nuk e merr vesh kurrë. Kaq. Ndoshta nuk të intereson mbrapa kur të dalim, kurdo që të jetë, por pa ta thënë nuk e lë, sepse e kam detyrim moral. Do ta them fjalë për fjalë dhe më beso që s’do të më shohësh me këta sy. Kaq.” shton ai.

Nga ana tjetër, Kiara i tha se nuk do të ketë më asnjë komunikim me të. Në një tjetër bisedë me Kejvinën dhe Tean, Luizi lë të nënkuptuar se nuk do dhe nuk mund të flasë më shumë. Një pjesë nga biseda:

Kejvina (duke u larguar): “Foli një mjeke aty dhe je duke e ofenduar.”
Luizi: “Nuk jam duke e ofenduar. Ajo foli fiks fjalët që duhet të flasë dhe aq sa i lejohet të flasë.”
Tea: “Nuk u lejohet mjekëve të flasin për gjendjen shëndetësore të dikujt nëse ai nuk do.”
Luizi: “Jo. U lejohet [një pjesë]. Nëse është nga A-ja te Zh-ja, u lejohet të flasin deri te Ll-ja. Pjesën tjetër nuk munden.”
Tea: “Çfarëdo gjëje që të ketë parë ajo, pa miratimin tënd, ajo nuk është e lejuar që të bëj deklaratë.”
Luizi: “Unë po ta them: Pjesët që kanë miratimin tim, e di unë. Pjesën që kishte ajo të drejtë ta thoshte, e tha. E është fiks e saktë ajo që tha, fjalë për fjalë…aq sa tha. Tani ti [Tea] budalle nuk je.”

Sërish drejtuar Teas, ai thotë “mos më bëj të flas më se më vihen edhe prangat kur të dal jashtë. Meqë je dhe juriste, i di vetë” sepse, shton më tej, “nuk bën me shkel ligjin”.

Ndërkohë, në rrjete sociale njerëzit janë të mendimeve të ndryshme. Disa e quajnë gënjeshtar, ndërsa të tjerë janë të bindur se ai vuan nga një gjendje shëndetësore (jo domosdoshmërisht tumor), por nuk preferon të flasë.

Anabelmagazine