Bjordi Mezini dhe tre personazhe të tjerë i bashkohen Big Brother VIP

Banorë të rinj kanë hyrë mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e Big Brother VIP. Mes tyre edhe Bjordi Mezini, i cili po e përjeton për herë të dytë këtë eksperiencë.

“Arma ime e fortë është intelekti. Në shtëpi do të doja të ndryshoja mënyrën e lojës. Mendoj që kjo lojë duhet jetuar më shumë sesa të luhet. Herën e parë që u futa në Big Brother isha 20 vjeç, nuk e dija çfarë prisja kurse kësaj rradhe e di çfarë më pret. Për shumë vite më kanë thirrur Bjordi i Big Brother. Mendoj se erdhi momenti që ky Big Brother të bëhet i Bjordit”.

Dy vajzat që iu bashkuan shtëpisë janë nutricionistja Diola Dosti dhe këngëtarja e gazetarja nga Kosova, Nita Latifi.

Diola: Tipari që më pëlqen më tepër tek vetja është fakti që di t’i bëj të tjerët për vete. Jam një njeri që kam shumë pozitivitet dhe ky është një tipar që më bën më të veçantë.

Nita: Dy tipare më pëlqejnë te vetja, guximi dhe sensi i humorit. Big Brother është momenti kur unë e kam parë të nevojshme ta sfidoj veten me diçka komplet të re.

Dhe banori më i ri është Eni, model. “Nga Big Brother pres të më hapen rrugët për të ecur në profesionin që unë kam aktualisht, modeling”.