Ky është Toni SHQIPTARI që po iu bën zbor rusëve në Ukrainë, ushtari britanik: Nuk kam parë kurrë frikë në sytë e tij

Ky që shikoni në fotografi është “Tony”, shqiptari që është një nga vullnetarët e shumtë të mobilizuar kundër rusëve në Ukrainë.

Ai është pjesë e Batalionit 131, së bashku me ushtarin britanik Macer Gifford. Ky i fundit ka vendosur ta përshëndesë publikisht në rrjetet sociale, duke e vlerësuar me fjalë të mëdha.

“Respekte për shokun tim dhe heroin tonë shqiptar, Toni. Ai është një ushtar i fortë dhe kompetent, i gatshëm të bëjë gjithçka për të përmbushur misionin e tij.

Unë kurrë nuk kam parë frikë në sytë e këtij njeriu. Ai është absolutisht lloji i personit që dëshironi pranë jush në një betejë! Legjendë”, shkruan Gifford.

Kujtojmë se po afron viti që situata në Ukrainë mbetet po e njëjtë dhe e tensionuar mes saj dhe rusëve, këta të fundit nuk janë tërhequr akoma.

Në Ukrainë kanë shkuar shumë vullnetarë nga vende të ndryshme dhe sigurisht nuk mund të mungojnë shqiptarët që i kanë provuar shpesh padrejtësitë në kurriz të tyre.