Nuk je si këta VIP-at? Gent Zenelaj: Kam makinë të thjeshtë dhe shtëpi 90 m2

Në emisionin “Shije Shtëpie”, në Tv Klan ka qenë i ftuar aktori i njohur Gent Zenelaj dhe baristi Mario Buci, të cilët janë miq të ngushtë prej 10 vitesh. Ata kanë rrëfyer për marrëdhënien që kanë së bashku, dhe biznesi që kanë hapur. Ndër të tjera aktori Gentian Zenelaj ka treguar se viti 2022 ka qenë një vit shumë i mirë dhe i mbarë për të dhe e ka shijuar aq sa ka mundur. Madje ka theksuar se përmes postimeve në rrjetet sociale tregon se sa jetë të thjeshtë që bën dhe nuk i pëlqen reklamimi i tepërt.

Katerina Trungu: Personalisht si ke qenë?

Gentian Zenelaj: Ka qenë një vit shumë i mirë, ka qenë një vit që e kam shijuar shumë, e kam jetuar me 300 km në orë, vinte pas një viti sterrë të zi që ishte 2021. Ishte një për mua një rilindje, kam udhëtuar sa më shumë, kam bërë turne shumë, kam bërë teatër shumë, kam qëndruar me familjen sa kam pasur mundësi dhe ka qenë një vit investimesh, mund ta quaj një vit i mirë. Më pati lajmëruar dhe astrologia Meri, më tha dhe ajo që do kesh një vit të plotë. E kam jetuar çdo ditë full dhe e kam shijuar shumë.

Katerina Trungu: Të shoh shumë të përkushtuar me fëmijët, edhe në rrjetet sociale ti e tregon, nuk është se t’i e kursen këtë pjesë të jetës tënde private.

Gentian Zenelaj: Shpesh herë marr kritika për këtë, por është pjesë e jetës sime. Njerëzit kuriozojnë shumë se si e ka jetën Genti apo si ka jetën Mario dhe është një formë për t’i tregua atyre sado pak që unë mundohem të jem sa më normal, sa më i zakonshëm, jetoj në një shtëpi normale, mesatare 90 metra2, kam një jetë normale, kam një makinë të thjeshtë, bëj një jetë të thjeshtë.

Katerina Trungu: Nuk je si këta VIP-at ti?

Gentian Zenelaj: Jam nga ato VIP-at, por ma beso, bëj dhe unë pushime në Francë, bëj dhe unë pushime në Korfuz. Ky lloj reklamimi i tepërt unë nuk e kam qejf. Jam një djalë që kam qëndruar me këmbë në tokë sepse njerëzit që kam miq, siç është Mario, janë njerëz me këmbë në tokë, janë njerëz të thjesht. Nuk kam kërkuar kurrë këtë qendrën e vëmendjes për t’i bërë karshillëk të tjerëve me Instagramin tim. Shumë e kam përdorur për punë, që është gjë e mirë dhe i falënderoj të gjithë ata që më ndjekin dhe që i kam të tërë bio. /tvklan.al