Nga ndarja te ribashkimi, Belén Rodriguez i thotë të gjitha për historinë e dashurisë me Stefano De Martinon

Belén Rodriguez ka folur për ribashkimin me Stefano De Martinon, njeriun me të cilin ajo ka qenë e lidhur që nga viti 2012, pavarësisht nga dy ndarjet. E intervistuar nga e përjavshmja F, showgirl analizoi fazat më komplekse të martesës së saj të gjatë me balerinin e njohur, të cilin e njohu kur ishte vetëm 22 vjeç dhe sapo kishte dalë nga Amici. “Kur u njohëm për herë të parë ai ishte 22 vjeç dhe unë 26 vjeç: ne ishim dy fëmijë, të famshëm. Po hynim në një mekanizëm për të cilin nuk e kishim idenë. Ne nuk ishim dy persona në çift, ishim mijëra: paparacët në shtëpi çdo ditë, fiksimi i njerëzve që donin të dinin çdo gjë, jetonim në një tunel grabitqarësh. Mendoj se kur ne u ndamë ishte gjëja më e natyrshme që mund të kishte ndodhur”, thotë Belén duke kujtuar vitet e para së bashku, shtatzëninë e parë dhe martesën e shpejtë kur të dy ishin shumë të vegjël. Më pas krizat e para dhe ndarja, që mbërriti si rrufe në qiell të hapur. Në kohën kur u dashurua me Stefanon, Belén konsiderohej femra më “e dëshiruar” në Itali. 

“Ai e ka pasur gjithmonë këtë karizëm, këtë vrull të çmendur. Por jeta me një balerin nuk është e lehtë: ka shumë egocentrizëm, pak kënaqësi personale, fitime më të ulëta. Në fillim, kur ai nuk kishte mjete për të realizuar projektet e tij, unë isha padyshim muri i tij mbështetës. Dhe gjithsesi e kam mbështetur shumë atë.” 

Belén përfitoi gjithashtu nga rasti për të adresuar thashethemet në lidhje me ndërhyrjen e pretenduar të familjes Rodriguez në marrëdhënien e tyre: “Në momente të caktuara mund të kishte ndodhur, për shembull kur lindi Santi, unë kisha nënën time që më ndihmonte shumë. Por nëse flasim për dreka dhe darka, burrit tim i pëlqen shumë të jenë bashkë: Stefano është nga Napoli. Kanë patur gjithmonë shumë respekt për jetën time. Ata kurrë nuk ndërhynë në zgjedhjet e mia sentimentale. Natyrisht, duke pasur një dialog të caktuar me mamanë time, madje të thellë dhe pasionant, i themi gjëra njëra-tjetrës”.

Për t’i bashkuar, shpjegon Belén, “kontribuoi” i vogli Santiago, djali i lindur nga historia e tyre e dashurisë:

“Djali ndikoi shumë por zgjedhja diktohet nga fakti që unë e dua këtë person, e kam dashur gjithmonë dhe nuk jam ndalur kurrë së dashuri. Të kesh këtë familje të bukur – Stefano e do shumë Luna Marì – është diçka që nuk do ta prisja kurrë: kur vendosa të ndahesha me të dhe të hidhja një hap përfundimtar me një tjetër. Përjashtova që ne mund të ktheheshim bashkë. Nëse përpiqesh të ikësh nga dikush që dashuron, nuk ia del dot: e gjen gjithmonë para teje. Kur u ndamë isha ende e dashuruar, por nuk doja të vuaja më”, deklaroi ajo. “Nuk isha unë ajo që hoqa dorë prej tij. Unë dukem e fortë sepse në këtë botë duhet të ndërtosh ‘armaturë’ përndryshe do të të hanë, por në jetën time private jam shumë bujare. Ju më kërkoni një gjë dhe unë do t’ju jap një mijë. Por unë pres të njëjtën gjë”.