“Unë heq dorë…”, Arbana lodhet me “VIP-at” dhe nuk do të prezantojë më BBV? (video)
Moderatorja Arbana Osmani ka bërë një deklaratë të papritur mbrëmjen e të martës gjatë prezantimit të spektaklit. Ajo ka thënë se “heq dorë” për prezantimin e ‘BBV’ vitin tjetër. Por e gjitha ka qenë në kuadër të një shakaje, e cila rodhi nga reagimi i Luiz Ejllit.
Ky i fundit po ndihmonte Kejvinën të hapte biletën e Arianës për të parë nëse ajo ishte vajtje-ardhje dhe do të kishte shansin për t’u kthyer në shtëpi.
“Ah sa më pëlqen kjo muzika, banorë…”, tha Luizi si të ishte në vend të Arbanës. “Hajt se do e prezantosh ti vitin tjetër Luiz. Unë me banorë si ju heq dorë”– tha Arbana.
Të gjithë banorët e shtëpisë së Big Brother janë në nominim këtë javë, pasi Vëllai i Madh vendosi t’i ndëshkojë për gjuhën fyese, të papërshtatshme , dhe mos respektimin e vazhdueshëm të rregullave.
“Natyra e formatit e parashikon që do ketë konflikte, por çështjet duhet të trajtohen me respekt, të ofendosh dikë nuk tolerohet as dhuna dhe bullizmi janë të patoletuerueshme”, tha Arbana.
Tani publiku duhet të votojë se cilin nga banorët dëshiron të shpëtojë. Më pak i votuari do të eleminohet. Spektakli i radhës do jetë ditën e shtunë.