‘E fitoi prej Ledrit’: Sara Hoxha u përgjigjet komenteve

Fitorja e Sara Hoxhës në “Dancing with the stars” u shoqërua me polemika, ku në shumë komente njerëzit e cilësojnë si “fitore të pamerituar” dhe “fitore për shkak të Ledrit”. Këtyre komenteve, Sara iu përgjjigj herë tërthorazi e herë me shaka.

Në një postim në Instagram, ajo foli për emocionet e finales dhe preku edhe pjesën e “fansave të Ledrit”.

“Finalja ishte një emocion kaq i madh. Në fakt, jam akoma si e mpirë, por tani jam gati të shpreh dhe pak mirënjohje. Faleminderit nuk mjafton për të shprehur përulësinë time ndaj çdo personi që ka punuar kaq fort për këtë spektakël!” – shkruan ajo.

Më pas, shton: “E për publikun, për ata që bënë diferencën, ju premtoj që do punoj më shumë për t’ju sjellë projekte të reja dhe t’ju kthej sado pak të gjithë dashurinë që më keni dhënë! Shumë mund të jenë fansa të Ledrit e disa të mitë, por për mua do të jeni arsyeja pse unë në finale ngrita kupën. E për këtë, do ju jem gjithmonë falenderuese!”

Në një tjetër postim në Instagram Stories, Sara u përgjigj me shaka (ose ironi) komenteve që thonë se “e fitoi prej Ledrit”. Ajo publikoi një video të së bijës, Poem, që thotë “kupa është e babit”. “Poi pasi lexoi komentet,” shkruan Sara në video.

Në një tjetër video – ku Poem thotë “kupa është e mamit” – Sara shkruan: “Po bëj shaka se Poi nuk di të lexojë akoma.”

Anabelmagazine