Sot konsiderohet një prej femrave më të bukura në botë, por në fëmijëri e tallnin për pamjen!

Bëri bujë me rolet e saj në serialet “Queen’s Gambit’ e “Peaky Blinders”, ndërsa vëmendjen e publikut, Anya Taylor-Joy e ka tërhequr po ashtu edhe me pamjen e vecantë të saj, elegancën dhe shijen e modës.

Sot po konsiderohet si një nga femrat më të bukura në botë. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Aktorja rrëfeu vetë se vitet e adoleshencës kishin qenë “një ferr” për të.

“Kam qenë shumë, shumë me fat me prindërit e mi, sepse kur më ngacmonin për shkak të pamjes sime, nëna gjithmonë thoshte- duhet të shikosh anën e brendshme të dikujt. Nuk shikon se çfarë nuk është në rregull me punën e tyre, shikon nëse të pëlqen zemra e atij personi. Dhe unë me të vërtetë duhet t’i jap meritë nënës sime për këtë, sepse me të vërtetë më ndihmoi shumë”, është shprehur ylli hollivudian.

Aktorja u shpreh se nuk e mendon veten si të bukur. “Nuk mendoj se jam mjaft e bukur për të aktruar në filma. Tingëllon patetike dhe i dashuri im më paralajmëron se çfarë do të mendojnë njerëzit për shkak të asaj që them, por thjesht mendoj se jam e çuditshme”, rrëfeu ajo.

Bordo